Site icon Telegrafi

Dy gola të bukur në derbi nuk sjellin fitues – barazimi i jep gëzim Liverpoolit

Man Utd dhe Arsenal kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të derbit të javës 29-të të Ligës Premier.

Me të filluar ndeshja, Arsenali kishte një rast shumë të mirë me Mikel Merinon i cili nuk qëlloi portën nga një pozitën ideale.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Bruno Fernandes që shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit për 1-0.

Sa i përket pjesës së dytë, Arsenali e nisi më mirë, duke rrezikuar me Martin Odegard i cili gjuajti bukur, por Andre Onana bëri pritje edhe më të bukur.

Man Utd ka mundur të shtojë epërsinë, kur Noussair Mazraoui gjuajti bukur, por David Raya bëri pritje të madhe.

Rast të mirë kishte edhe Joshua Zikzee, por as ky nuk arriti të gjejë rrjetën.

Në minutën e 74-të, Arsenali arriti të barazojë shifrat me një gol të bukur të Declan Rice për 1-1.

Minutat e fundit ishin dramë e vërtet, me të dy skuadrat që kanë mundur të marrin fitoren, por Gabirel Martinelli dy herë dështoi për Arsenalin, ndërsa Rasmus Hojlund dhe Burno Fernandez nuk ishin të saktë.

Arsenali mbetet në vendin e dytë me 55 pikë, ndërsa Man Utd është në vendin e 14-të me 34 pikë.

Ky barazim i ndihmon Liverpoolit që është lider me 70 pikë dhe po marshon drejt titullit të kamponit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version