Ka vazhduar forma e mirë e futbollistëve shqiptarë në kampionatin slloven.
Mesfushori ofensivë i Kombëtares shqiptare, Valon Ahmedi po kalon një formë të mirë sportive teksa këtë fillim sezoni i kanë ardhur të gjithë të mirat njëherazi.
Ahmesi ka shënuar në ndeshjen me Aluminij, që Maribori e ka fituar me rezultatin 3-2 në udhëtim.
Një ndeshje mjaft e luftuar në të cilën vendasit kanë shënuar të parët, madje me Françesko Tahirajn, 21-vjeçarin që ka provuar të luajë me Shqipërinë U17.
Tahiraj realizoi që në minutën e 15-të të takimit, ndërkohë që pas 50 minutash ka qenë Ahmedi që ka shënuar.
Deri në fund janë shënuar edhe pesë gola të tjerë, por fitorja i ka buzëqeshur Mariborit që kryeson kampionatin në Slloveni. /Telegrafi/