Site icon
Telegrafi

Dy gola për tre minuta në ndeshjen Kosovë-Islandë

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Kosova e filloi shumë mirë ndeshjen ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve, por që kishin një moment shpërqendrimi.

Drdanët e nisin ndeshjen duke sulmuar kundërshtarin, duke krijuar një epërsi të hershme.

Në minutën e 19-të, Lumbardh Dellova realizoi gol të bukur për Kosovën, duke drithar tifozët me elegancën e tij.

Mirëpo, lojtarët tanë nuk ishin të vëmendshëm, duke pësuar gol pas vetëm tre minutash.

Ishte kapiteni, Orri Oskarsson, ai që i barazoi shifrat në 1-1.

Por, duke se Kosova mund të marrë fitore në këtë duel të parë me Islandën.

Kujtojmë se Dardanët do të zhvillojnë dy takimet me islandezët, ndërsa i dyti luhet të dielën (23 mars). /Telegrafi/

Exit mobile version