Në ndeshjen mes Barcelonës dhe Gironas janë shënuar dy gola të shpejtë.
Ishin mysafirët e Gironas që shënuan pas vetëm tre minutave lojë pas një gabimi në mbrojtjen e Barcelonës.
Ishte sulmuesi Portu, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit nga Anthony Ruben Lozano.
Megjithatë, Barcelona barazoi pas vetëm dy minutash me anë të Luis Suarez.
Sulmuesi uruguaian shënoi për 1-1 pas asistimit të Lionel Messi. /Telegrafi/