Telegrafi

Dy gola nga Muriqi dhe një gol nga Hysaj në ndeshjen përgatitore të Lazios

(Foto: Screenshot/Twitter/S.S. Lazio)

Lazio ka regjistruar fitore prej 11-0 në një ndeshje miqësore kundër Fiori Barp Mas, në kuadër të fazës përgatitore parasezonale.

Transferimi i ri i Bainconcelestëve, mbrojtësi shqiptar i krahut, Elseid Hysaj, luajti nga fillimi i këtij takimi.

Ai arriti të përfshihej në listën e golashënuesve duke realizuar në minutën e 36-të.

Në gjysmën e dytë të kësaj sfide u inkuadrua sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi dy gola (77′, 85’) dhe një herë e goditi shtyllën.

Nga golashënuesit tjerë, Luis Alberto realizoi het trik, Felipe Caicedo shënoi dy gola, derisa nga një gol e realizuan Felipe Anderson, Adam Marusic dhe Akpa Akpro. /Telegrafi/