Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Sevillës dhe Manchester Unitedit në duelin gjysmëfinal të Ligës së Evropës.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me anë të Bruno Fernandesit që shënoi nga penalltia.
Por, Unitedi duket se u akomodua shumë me këtë gol të hershëm dhe nga kjo gjë e pësuan keq.
Sevilla arriti që t’i barazonte shifrat në minutën e 26-të me golin e Susos që u asistua prej Sergio Reguilon.
Skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer më pas tentoi që të rikthente epërsinë, mirëpo Marcush Rashford kishte goditje të pasakta.
45 minutëshi i parë ishte tejet dinamik, ndërsa në të dytën të dy skuadrat do të tentojnë që të kalojnë përpara. /Telegrafi/
https://twitter.com/NEWESTGOALS/status/1295076277356036100
https://twitter.com/RainingGoals/status/1295079650062815233