Site icon Telegrafi

Dy gola në dy ndeshje, Milot Rashica flet për rikthimin e tij dhe paraqitjen e Kosovës

Sulmuesi anësor, Milot Rashica, ka filluar të gjejë formën me Kosovën, duke shënuar edhe sot ndaj Zvicrës në barazimin 1-1.

Ky ishte goli i dytë në dy ndeshje radhazi, duke e quar në shtatë numrin e golave me ‘Dardanët’.

Ai shënoi sot në minutën e 53-të, ndërsa një gol e gjeti edhe në fitoren ndaj Burkina Fasos me rezultat 5-0.

“Shpresoj të vazhdoj kështu. Zhvilluam ndeshje të mirë si ekip, patëm raste edhe për ta fituar lojën. Këto dy ndeshje kanë shërbyer për të parë se ku jemi”.

“Këto dy ndeshje kanë qenë të mira, pasi kanë pasur rastin të luajnë shumica e lojtarëve”.

“Por sigurisht se ndeshja kundër Zvicrës ka qenë më e vështirë dhe e kemi matur veten në këtë ndeshje të fortë para se të grumbullohemi në ndeshjet e qershorit”, ka thënë Rashica pas ndeshje./Telegrafi/

Exit mobile version