Telegrafi

Dy gola dhe një karton i kuq – mbyllet pjesa e parë mes Barcelonës dhe PSG-së

Barcelona dhe PSG e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-1 në ndeshjet e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Skuadra katalunase e nisi ndeshjen më mirë, duke sulmuar qysh nga fillimi, por që as parisienët nuk u tërhoqën.

Nga loja e hapur, pas vetëm 12 mintuash lojë, Lamione Yamal e gjeti për mrekulli Raphinhan brenda zonës, me këtë të fundit që e futi me lehtësi topin në rrjetë.

Por, Barcelona mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, kur Ronald Araujo bëri një ndërhyrje të pamenduar mirë.

Mbeojtësi uruguaian kapi Bradley Barcolan para zonës së rreptësisë në minutën e 29-të, ndërsa gjyqtari e ndëshkoi direkt me karton të kuq.

Xavi u detyrua të largonte nga loja Yamalin në minutën e 34-të, duke inkuadruar Inigo Martinez në mbrojtje.

PSG ka sulmuar me të gjitha forcat në minutat e mbetur të pjesës së parë, ndërsa ia doli të barazonte shifrat në 1-1 në minutën e 40-të me anë të ish-lojtarit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Pjesa e dytë me gjasë do të ketë së paku një gol, derisa skuadra franceze ka epërsinë e lojtarëve në fushë, por që ka deficitin e rezultatit në 4-3. /Telegrafi/