Bernard Berisha ka ‘eksploduar’ në fitoren 3-1 të Akhmat Groznyt ndaj Ufa-s në Superligën e Rusisë.
Vendasit e fituan një penallti në minutën e 14-të të cilën në gol e konvertoi pikërisht reprezentuesi i Kosovës më rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, Ufa i barazoi shifrat në 1-1, me anë të Azer Alive (57’), e që nuk arritën të tregonin më shumë se kaq.
Завершился первый тайм в матче «Ахмат» – «Уфа». Грозненцы ведут в счете 1:0, гол на счету Бериши. Впереди вторая половина игры 👍🏻 #Ахмат #Грозный pic.twitter.com/3jRCKPqvkY
— FC Akhmat Grozny (@akhmatgrozny) October 25, 2020
Bernard Berisha u përkujdes që të rikthehej epërsia e skuadrës së tij, pasi asistoi në minutën e 68-të te Vladimir Iljin që shënoi për 2-1.
Ylli kosovar u gjend edhe një herë në listën e realizatorëve, pasi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Akhmat Groznyn në minutën e 77-të.
Live-фото с матча «Ахмат» – «Уфа» 📸 pic.twitter.com/R9L3dBDUPD
— FC Akhmat Grozny (@akhmatgrozny) October 25, 2020
Pas kësaj fitoreje, Grozny gjendet në vendin e dhjetë me 17 pikë të arkëtuara, pas javës së 12-të.
Bernard Berisha aktualisht ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime te skuadra ruse. /Telegrafi/
🇽🇰🇷🇺 BERNARD BERISHA GOAL
Bernard Berisha wins the penalty, and scores it to give his Grozny the lead against Ufa. His third this season.
[📸@KosovoMagazine] https://t.co/3vAxeH0t3Z
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) October 25, 2020