Lazio dhe Interi i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tretë në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Pas 30 minutash lojë në Olimpico, Nerazzurët kaluan në epërsi me anë të Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 30-të me një asistim të Ivan Perisic.
Kishte goli i vetëm në pjesën e parë, derisa në të dytën, derbi ishte edhe më i tensionuar.
⏸️ | INTERVALLO
Fine primo tempo all'Olimpico, siamo in vantaggio grazie al sigillo di #Lautaro Martinez: dai ragazzi, avanti così! 🤜🤛#LazioInter 0⃣-1⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/6oE1VMVxNY
— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 4, 2020
Sergej Milinkovic-Savic në minutën e 55-të i barazoi shifrat 1-1, por spektakli ishte në minutat e mbetur.
Ciro Immobile u përjashtua nga loja në minutën e 69-të, pas një përlasje që kishte me Arturo Vidalin.
🦅 1-1 🐍 [94']
🏁 FULL TIME
👏 Un punto prezioso. Sudato. Voluto. Conquistato.#LazioInter #CMonEagles pic.twitter.com/sNDGjxfXxv— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) October 4, 2020
Por, edhe Interi nuk kaloi më lehtë, pasi mbeti pa Stefano Sensin (86’), që po ashtu u ndëshkua me karton të kuq.
Pas javës së tretë, Interi është në vendin e tretë me shtatë pikë, ndërsa Lazio në të nëntin me katër sosh. /Telegrafi/