Site icon Telegrafi

Gjyshi dhe gjyshja në Ohio, akuzohen për torturë mizore ndaj nipit

Një çift i gjyshërve nga Ohio janë burgosur, pasi që akuzohen se e ndihmuan vajzën e tyre në ndëshkime mizore ndaj thjeshtërit të saj të mitur, për të cilin policia thotë se pas keqtrajtimeve ndaj tij iu shfaq atrofi në këmbë dhe tani vuan nga stresi post traumatik.

“Nëse ka viktima nga ky lloj abuzimi, mund të them se është diçka tragjike. Dhe nëse t’i e abuzon dikë që është i pambrojtur, për shembull ndonjë fëmijë apo të moshuar, kjo të bënë ty një person të sëmurë”, tha për Fox News Digital, togeri i policisë të Delhi Township Joe Macaluso, transmeton Telegrafi.

Armin dhe Susan Rodriguez, 71 dhe 68 vjeçar, u ndaluan në burgun e kantonit të Hamiltonit me akuzat për keqtrajtim ndaj fëmijës.

Macaluso tha se shkalla e abuzimit ndaj tij, e bëri çështjen edhe më të vështirë për shqyrtim.

Ndëshkimet ndaj të miturit vazhduan për vite me radhë, ku edhe u përfshinë ndëshkime se si djaloshi detyrohej që të rrinte i vetëm në dhomë, rrihej vazhdimisht, dhe kohë pas kohe edhe i ndalohej ushqimi, këto deklarata për policinë sipas Macaluso, i dhanë vetë vëllai i mitur i viktimës dhe familjarë tjerë të tij.

“Ai nuk lejohej që të urinonte nëse se nuk i jepej leje nga njerka ose gjyshja. Ai gjithashtu nuk lejohej që të hante të njëjtin ushqim si të tjerët”, shtoi tutje Macaluso. /Telegrafi/

Exit mobile version