Telegrafi

Dy gjigantët nga Premier League dhe dy nga La Liga në garë për Rabiot

Adrien Rabiot është një nga lojtarët, kontrata e të cilit me Juventusin përfundon më 30 qershor.

Duke mos arritur ende një marrëveshje rinovimi me Znjën e Vjetër, situata ndez të gjitha llojet e thashethemeve për një ndryshim skuadre me synimin për 2024/2025.

Arsenali dhe Newcastle United janë klubet më të interesuara për nënshkrimin e tij, por që nuk janë skuadrat e vetme në garë për francezin.

Lexo po ashtu E ardhmja e Allegrit dhe Rabiot në Juventus është e lidhur me Kupën e Botës për Klube

Të dyja skuadrat po kërkojnë të përforcojnë mesfushën e tyre për sezonin e ardhshëm, por që situata me lojtarin nuk është e lehtë.

Barcelona dhe Atletico Madridi, po ashtu janë futur në garë për transferimin e tij, pasi i vlerësojnë lartë cilësitë e tij.

Rabiot është titullari i padiskutueshëm në Torino nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, andaj vetëm një ofertë e majme mund t’i ndryshoje mendje atij. /Telegrafi/