Site icon Telegrafi

Dy gjigantët e Ligës Premier aktivizohen për Jan Oblak

Jan Oblak raportohet se tashmë ka dy oferta në tavolinë, për t’u larguar në këtë verë nga Atletico Madridi.

Sipas asaj që raporton Todo Fichajes, portieri slloven ka vendosur të largohet nga Los Rojiblancos, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mirëpo, skuadra nga qyteti i Madridit nuk do ta lëshojë atë aq lehtë dhe do të kërkojë mbi 100 milionë euro.

Bëhet e ditur se Manchester United ddhe Chelsea po tentojnë transferimin e Oblakut në këtë verë.

The Blues edhe pse kanë në portë Eduard Mendyn, nuk do të heqin dorë nga një portier i kalibrit të lartë siç është slloveni.

Në anën tjetër, Ole Gunnar Solskjaer nuk beson më te David de Gea dhe raportohet se janë favoritë në transferimin e Oblakut. /Telegrafi/

Exit mobile version