Site icon Telegrafi

Dy gazetare të Maqedonisë thirren në PSP për të dhënë dëshmi

Media News concept

Tv Nova bën të ditur se Prokuroria Speciale Publike (PSP) i ka ftuar dy gazetaret, Sashka Cvetanovksa dhe Natasha Stojanovska, për të dhënë dëshmi në lidhje me punën e tyre për reportazhin ”Listat për votues të sigurtë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë reportazh thuhet se partia në pushtet, OBRM-PDUKM-ja, i frikëson të punësuarit në administratën pulbike, për të sjell listë me votues të sigurtë.

Gazetaret i siguruan këto lista nga burime anonime, kurse personave në listë u janë paraqitur në telefon, duke u prezantuar si të punësuar në qendrën për komunikim të OBRM-së.

Përndryshe, në lidhje me mashtrime zgjedhore, PSP-ja hapi lëndën ”Titanik”, ku të dyshuar janë ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, ish-ministrja e punëve të brendshme, si edhe persona tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version