Telegrafi

Dy gazetarë holandezë kidnapohen në Kolumbi

Dy gazetarë holandezë janë rrëmbyer në Kolumbi në një zonë afër kufirit me Venezuelën.

Derk Bolt dhe Eugenio Follender u zhdukën në fundjavë në Catatumbo, një rajon ku veprojnë disa grupe të armatosura, duke përfshirë  të majtët ELN.

Ata po kërkonin nënën e një fëmije kolumbian të adoptuar në Holandë disa vite më parë.

Autoritetet kolumbiane urdhëruan përmes Twitterit lirimin e menjëhershëm të dy burrave.

Vitin e kaluar grupi rebel ELN rrëmbeu një gazetar spanjoll dhe disa kolumbianë në të njëjtën zonë. Të gjithë u liruan më vonë, shkruan BBC.

Ushtria kolumbiane thotë se ka dërguar forca të specializuara në rajon për të kërkuar për dy holandezët.

Ata punojnë për programin holandez Spoorloos, i cili gjurmon për të afërmit e humbur. Derk Bolt është prezantues dhe Eugenio Follender kameraman.