Telegrafi

Dy gazetarë dominikanë vriten gjatë transmetimit Live në Facebook (Video)

Një producent radioje dhe një prezantues u qëlluan për vdekje në studiot e radios në një qendër tregtare në San Pedro de Macorís, vetëm në lindje të kryeqytetit Santo Domingo, në Republikën Dominikane.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat vdekjeprurëse ndodhën në mes të ditës, pasi Luis Manuel Medina ishte paraqitur në një program lajmesh në një transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook.

Përveç tyre, bëhet e ditur se nga të shtëna, ishte plagosur edhe një grua.

Policia ka arrestuar tre të dyshuar, por nuk kanë ngritur ende akuza, pasi po përpiqen për të përcaktuar motivin e sulmit brutal. /Telegrafi/