Dy futbollistët e rinj të skuadrës së Ballkanit kanë dalë fitimtar ndaj coronavitusit pas 15 ditësh.
Lajmin për shërimin e vëllezërve Kolgeci të cilët janë pjesë e Shkollës së Futbollit FC Ballkani e ka konfirmuar faqja zyrtare e këtij klubi.
Madje, presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, ka qenë për t’i vizituar dy futbollistët e rinj dhe për t’i motivuara ata për sfidat e radhës.
“Përshëndetje të dashur tifoz të klubit tonë. Sot morëm lajmin e mirë për shërimin e dy lojtarëve tanë”, thuhet ndër të tjerash në faqen zyrtare të klubit.
Dy djelmoshat e rinj ishin të vetmit nga komuniteti i futbollit të prekur me coronavitus. /Telegrafi/