Telegrafi

Dy futbollistë të Torinos dhe një i Brescias dalin pozitivë me coronavirus

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Torino ka njoftuar zyrtarisht se dy futbollistë të kësaj skuadre kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Futbollistët e Granatas iu janë nënshtruar testeve mjekësore, para se të ktheheshin në stërvitje për përgatitjet parasezonale.

Dhe pas testeve të realizuara, dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa klubi i ka njoftuar autoritetet përkatëse për këto raste.

(Foto: Sean Gallup/Getty Images/Guliver)

Siç bëhet e ditur në njoftimin zyrtar, dy lojtarët e Torinos (identiteti i të cilëve nuk është publikuar) janë asimptomatikë dhe janë vetizoluar sipas protokollit.

Në ndërkohë edhe një lojtar i Brescias në Serie B ka dalë pozitiv në testet për coronavirus – njofton Giornale di Brescia. I njëjti nuk ka simptoma të sëmundjes. /Telegrafi/