Telegrafi

Dy futbollistë shqiptarë në garë për golin e vitit në Zvicër, kanë nevojë për votat tuaja

Federata e futbollit zviceran është duke u përgatitur për t’i dhënë shpërblimet e vitit 2019.

Më 20 janar do të organizohet ceremonia ku do të publikohet formacioni i vitit, zgjidhet lojtari më i mirë, skuadra më e mirë e goli më i bukur.

Sa i përket formacionit ende nuk dihet nëse do të futet ndonjë futbollist shqiptar, së paku për golin e vitit mund ta fitojë njëri nga futbollistët tanë.

Në garë për golin e vitit janë dy futbollistë shqiptarë, Ermir Lenjani i Sionit dhe Andi Zeqiri i Laussanes.

Ermir Lenjani është në garë me golin e jashtëzakonshëm të shënuar ndaj Thunit dhe ka numrin 12 për ta votuar.

Ndërkohë Andi Zeqiri ka numrin gjashtë ku mund ta votoni për golin më të mirë.

Për t’i parë golat dhe për të votuar dy futbollistët shqiptarë klikoni KËTU. /Telegrafi/