Dy futbollistët shqiptarë kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka ishte vendimtar me Luzernin e tij duke shënuar dy gola të rëndësishëm në fitoren 3-0 ndaj Vaduzit.
Hyka shënoi dy gola brenda shtatë minutave, në minutën e 51-të dhe të 58-të.
Ndërkohë në sulm është përfshirë edhe Albian Ajeti, që shënoi gjithashtu dy gola.
Ajeti mposhti i vetëm Sionin 2-1 me skuadrën e tij St Gallen dhe së bashku me Hykën janë në formacionin e javës nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’. /Telegrafi/