Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në hyrje të qytetezës së Këlcyrës. Burime nga vendngjarja thanë për A2 CNN se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës.
Mësohet se kanë qenë dy furgona të mbushur me emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme, që kishin hyrë ilegalisht nga Greqia në pika e kalimit kufitar të Tri Urave në Përmet, në ndjekje nga Policia e Këlcyrës, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.
Klandestinët u shoqëruan drejt komisariatit të Gjirokastrës, ndërkohë që shoferët e furgonëve janë arrestuar. /Telegrafi/