Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se dy fshatra të Komunës së Drenasit kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Kjo për shkak të një defekti në gypin kryesor në autostradë.
‘Ju njoftojmë se për shkak të një rrjedhje uji në gypin kryesor në autostradën Prishtinë-Komoran-Pejë, fshati Komoran dhe Zabel i Lartë nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm deri në riparimin e defektit. Punimet teknike në riparimin e defektit mund të zgjasin deri nesër pasdite’, thuhet në njoftimin e KRU ”Prishtina”.