Shumë fshatra të Kërçovës kanë mbetur me nga një, dy ose tre banorë! Shpërngulja masive nga fshati në qytet ose në mërgim ka sjellë zbrazjen e vendeve rurale. Këtë fat e kanë edhe Cërksa e Madhe dhe Cërksa e Vogël, fshatra të Komunës së Kërçovës. Dikur kanë pasur mbi 250 banor e sot kanë mbetur me nga një banor.
Ka pasur shkolla, posta e shtëpi kulturore e sot nuk ka shitore as për të blerë bukë.
Këto dy katunde janë 30 km larg qytetit të Kërçovës. Kanë mbetur shtëpi të vjetra me dyer të mbyllura, ndërsa tym duket të del vetëm nga dy oxhaqe, njëri në Cërskë të Madhe dhe tjetri në Cërskë të Vogël.
Në atë të madhen jeton vetëm Mira Miceska. Ajo dimrit jeton në qytet, ndërsa verën e kalon këtu e vetme, për shkak të natyrës dhe ajrit të pastër.
“Njerëz që jetojnë çdo herë unë jam nga prilli deri ka 1 nëntori po shkoj. Kushtet i kemi të gjitha i kemi por më shumë je vetëm, vijnë fëmijët në çdo dy tre ditë. Më mirë për të jetuar është në qytet por ajri këtu është më i mirë dhe është bukur.”
Nga ana tjetër, në Cërskë të Vogël, jeton vetëm Goce Nedelkovski me motrën dhe vëllain. Merren me blegtori, kanë lopë për të cilat kujdesen, por thonë se nuk kanë llogari dhe e kanë ndermen t’i shesin dhe të ikin. Nëse kjo ndodh, fshati do të mbetej pa njeri.
“Të të them të drejtën këtu për momentin, nëse i shes bagëtitë nuk kam llogari që të jetoj këtu, do të mbetet fshati i shkretë. Për t’u kthyer të rinjtë në fshat është vështirë nuk ka jetë këtu! Nuk kanë ku të punojnë, pa punë çfarë do të bësh, ja për shembull unë jam para pensionit tani, rregulloj dokumentet të blej stazh, t’i mbush 15 vite të marr pension, minimal, nëse jo do të mbes pa asgjë”.- thotë Goce Nedelkovski, Banor.
Goce thotë se nuk kanë shitje as të viçave, ndërsa qumështin nuk e shesin sepse po ua blejnë për 12 denar dhe nuk kanë llogari. Ai thotë se nuk kanë as infrastrukturë të rregulluar sepse për 3 banorë askush nuk dëshiron të investojë./TV21