Hoxhë Nazim Ramadani, ka njoftuar se sot në fshatin Strellc i Epërm-Deçan pas namazit të drekes me deshirë dhe vullnet pranuan Islamin dy motra franceze.
Këtë e ka bërë të ditur Ramadani, përmes një shkrimi në Facebook.
Ai tha se ato ndryshuan edhe emrat, nga Coralie u ndryshua në Merjem, dhe nga Amelie u ndryshua emri në Sara.
“LAJMRIM e hënë 26.07.2021 Të nderuar besimtar! Ndaj një lajm të gëzuar me ju.Sot, në xhamin tonë në fshatin Strellc i Epërm-Deçan pas namazit të drekes me deshirë dhe vullnet pranuan Islamin dy motra franceze. Coralie e cila mori emrin Merjem, si dhe motra e saj Amelie e cila mori emrin Sara”.
“I njoftova me islamin po thujse 2 orë, elhamdulilah, ishte mjaft emocionuese“, shkroi hoxha, transmeton Telegrafi.