Manchester United mund të mburret me pesë ardhje të reja në formacionin e tyre fillestar sezonin e ardhshëm.
Erik ten Hag ende nuk e ka përfunduar nënshkrimin e tij të parë si trajner te Djajtë e Kuq, por shumë prurje të reja priten përpara mbylljes së afatit të transferimeve.
Pesë lojtarë mendohet se janë në shënjestër në një përpjekje për të ndihmuar në fillimin e revolucionit në Old Trafford.
Dhe këtu Sunsport hedh një vështrim se si mund të formohet United në fillimin e sezonit të ardhshëm.
Është zbuluar ekskluzivisht dje nga tabloidi britanik se Djajtë e Kuq janë afër një blerjeje prej 47 milionë euro për anësorin e Ajaxit, Antony.
Në anën tjetër United mund të mburret me një mesfushë me pamje të re, duke kompromentuar transferimin e Frenkie de Jong dhe Christian Eriksen.
Ten Hag mund të kërkojë gjithashtu një ribashkim me ish-lojtarin Jurrien Timber për t’u vendosur në anën e pasme së bashku me Harry Maguiren.
United po shikon një portier rezervë për David De Gean, por gjithashtu mund të kërkojë të forcohet edhe në krahun e djathtë të mbrojtes.
Ylli i Interit, Denzel Dumfries lidhet po ashtu me një kalim në “Old Trafford”, me strategun që pretendohet se është një tifoz i madh i holandezit.
Përndryshe, Pau Torres mund të jetë në shënjestër nëse një mundësi për Timber është e pamundur.
Djajtë e Kuq janë gjithashtu të vendosur të luftojnë me Arsenalin për qendërmbrojtësin argjentinas Lisandro Martinez.
Dhe mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer mund të transferohet nëse Ten Hag humbet një nga De Jong ose Eriksen. /Telegrafi/