Site icon Telegrafi

Dy formacionet që do të përdorë Carlo Ancelotti për sezonin e ardhshëm

Real Madridi ka bërë një nga transferimet më të mëdha viteve të fundit, duke transferuar Kylian Mbappen si lojtar të lirë pas largimit të francezit nga PSG.

Carlo Ancelotti nuk e ka problem se si të përdor Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr , sipas Mario Cortegana nga The Athletic.

Plani është i qartë – Ancelotti do të luajë një formacion sulmues 4-3-3 dhe një formacion mbrojtës 4-4-2.

Lexo po ashtu Fabrizio Romano jep dy lajme të mëdha për tifozët e Real Madridit

Kështu, Real Madridi do të ketë dy forma të ndryshme në varësi të faktit nëse është me apo pa top. Në të dyja rastet, Mbappe do të jetë numri 9. Edhe pse francezi nuk do të jetë një sulmues statik.

Këtu janë dy formacionet dhe formacionet që tifozët mund të presin të shohin nga Real Madrid sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version