Site icon Telegrafi

Dy filxhanë kafe para stërvitjes rrisin qëndrueshmërinë

Kafeina ndikon në kimikatet e trurit përgjegjëse për lodhjen dhe stimulon prodhimin e energjisë, e cila zgjat qëndrueshmërinë, por prapëseprapë nuk duhet ta teproni, këshillojnë ekspertët

Përveç këndelljes dhe përshpejtimit të metabolizmit, kafeja është një pije e shkëlqyer para stërvitjes, sepse zvogëlon mundimin dhe lodhjen, konfirmoi një studim i Shoqatës Britanike të Adhuruesve të Kafesë, transmeton Telegrafi.

Rekomandohet të pini dy filxhanë kafe një orë para stërvitjes: do të rrisë qëndrueshmërinë me 30 për qind, stërvitja do të jetë më intensive dhe do të jetë më e gjatë, shkruan “Daily Mail”, përcjell Telegrafi.

Kafeja ju jep qëndrueshmëri

Një filxhan kafe përmban mesatarisht 100 miligramë kafeinë, dhe është optimale të konsumoni 3 deri në 4 miligramë kafeinë për kilogram.

Kështu, një burrë që peshon rreth 61 kilogramë mund të pijë dy gota para stërvitjes. Kjo do t’i japë trupit energji shtesë për t’u stërvitur më gjatë dhe për të bërë më shumë përpjekje.

Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se kafeina gjithashtu mund të ketë pasoja negative për trupin, të tilla si pagjumësia, dhimbjet e kokës, ankthi dhe presioni i lartë i gjakut. Prandaj, nuk rekomandohet të teproni me këtë pije të nxehtë.

“Marrja e tepërt e kafeinës mund të rrisë nivelin e homocisteinës në gjak, e cila shoqërohet me goditje në tru dhe sulm në zemër, demencë dhe probleme të fertilitetit,” tha biokimisti Dr. Gill Hart.

Kafeina është e paparashikueshme, kështu që është gjithmonë e rëndësishme të pini ujë gjatë stërvitjes për të parandaluar dehidratimin dhe mbinxehjen e trupit, shtoi nutricionisti britanik Jo Travers.

Hulumtimet e mëparshme kanë konfirmuar se kafeina ndihmon te futbolli dhe disiplinat e vrapimit, ndërsa atletët e përdorin atë sepse rrit qëndrueshmërinë dhe mund të përmirësojë aftësitë motorike.

/Telegrafi/

Exit mobile version