Kompozitorë, muzikantë dhe valltarë kanë krijuar filma të shkurtër të frymëzuar nga izolimet e imponuara nga pandemia e koronavirusit, transmeton Telegrafi.
Qyteti i Londrës, dikur një qendër e gjallëruar dhe e zhurmshme me qindra-mijëra punëtorë që mbushnin çdo ditë rrugët në “Square Mile” (qendra financiare e qytetit), muajt e fundit është shndërruar në një vend fantazmash. Dy filma të rinj të frymëzuar nga mbyllja e qytetit hulumtojnë raportet tona me hapësirën gjatë distancimit social apo izolimit individual.
Çdo film përfshin muzikantë nga Orkestra Simfonike e Londrës (OSL), valltarë dhe kompozime origjinale.
Filmi “Rising” eksploron dëshirën tonë për lidhje njerëzore dhe marrëdhënien tonë me hapësirën gjatë një bote të mbyllur. Me regji nga Antonia Luxem, u xhirua në katin e 34-të të rrokaqiellit “100 Bishopsgate”, në muzg, dhe shfaq valltaren Marie Astrid Mence nga “Ballet Black” dhe violinisten OSL-së duke interpretuar kompozimin e bërë nga Darren Bloom.
“The Spell & The Promise” shfaq flautistin kryesor të OSL-së, Gareth Davies, duke interpretuar një kompozim të ri të bërë Jasmine Kent Rodgman, bashkë me valltarët Faye Stoeser dhe Salomé Pressac. Regjia është bërë nga Lexi Kiddo, ndërsa u xhirua në “London Wall Place” ku takohen arkitektura antike dhe moderne. /Telegrafi/