Gjykata Themelore Publike Shkupi 1 ka ftuar në bisedë informative dy fermerë për pjesmarrje në protestat kundër vendimit për falje të kryetarit Gjorgje Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Fermeri Dushko Ilievski dhe kultivuesi i duhanit Kire Nedelkovski në prill të këtij viti kanë protestuar kundër vendimit të kryetarit Gjorgje Ivanov për faljen e 56 zyrtarë nga ndjekjet penale për krime zgjedhore dhe ekonomike.
Sipas agjencisë Meta, dy fermerët më 28 korrik duhet të paraqiten në Gjykatën Themelore Publike Shkupi 1 për tu përgjigjur pyetjeve rreth asaj se kush i ka nxitur dhe kush i ka deleguar që ata të marrin pjesë në protestë./Telegrafi/