Site icon Telegrafi

Dy femra vjedhin derën e rrethojës së xhamisë në qendër të Prishtinës

Një rast i vjedhjes në një xhami në qendër të Prishtinës ka ndodhur sonte pak para orës 22:00.

Merret vesh se rasti ka ndodhur në Rrugën “Bajram Kelmendi”, në qendër të kryeqytetit.

Sipas burimeve të Kallxo.com, kamerat e xhamisë kanë kapur pamjet ku shihen dy persona të gjinisë femërore duke e marrë derën e rrethojës, e cila gjendej në hapësirën e xhamisë.

Bëhet e ditur se dy të dyshuarat janë identifikuar dhe janë arrestuar nga Policia rreth 20 minuta pas ngjarjes.

 

Exit mobile version