Telegrafi

Dy femra rrihen në El Salvador, njërës prej tyre qeni endacak ia zhvesh rrobat – pavarësisht kësaj ajo vazhdon “luftën”

Një qen endacak është filmuar duke ia zhveshur rrobat një gruaja e cila po rrihej me një grua tjetër në rrugë.

Videoja e këtij incidenti është filmuar në El Salvador gjatë 7 dhjetorit, ku dy gra të panjohura u rrahen në mes të rrugës, duke mos kursyer grushtat, shqelmat e shuplakat, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, qentë endacakë që ishin rreth tyre, kyçen në “lojë” duke ia zhveshur rrobat njërës prej tyre e cila pothuajse lakuriq lufton.

Kalimtarë rasti dhe “spektator” të kësaj ngjarje të turpshme lëre që nuk ndërmerrnin asgjë për të parandaluar këtë rrahje, por madje qeshnin dhe brohorisnin për dyshen që rriheshin.

Ende nuk dihen shkaqet që quan në rrahje si dhe nuk është zbuluar identiteti i dyshes, në anën tjetër policia në El Salvador ka konfirmuar se ka filluar hetimet. /Telegrafi/