Telegrafi

Dy femra në Karolinën e Veriut rrahen brutalisht mes vete për një PS5, pati grushta, shqelma e shkulje flokësh – njëra humbi vetëdijen

Dy femra janë rrahur aq keq, sa që njëra prej tyre ka përfunduar e përgjakur dhe pavetëdije – dhe gjithçka ndodhi për shkak të një konzole të Play Station 5 në Karolinën e Veriut – brenda një qendre tregtare.

Dyshja janë grindur për konzolën se cila do ta merrte e para, e në një moment situata esklaoi – nuk kursyen grushtat, shqelmat e madje edhe shkulje flokësh ka pasur, transmeton Telegrafi.

Videoja e konfrontimit është bërë virale, kurse viktima shihet duke bërtitur dhe pyetur “rivalen” se çfarë do të bësh.

Megjithatë situata doli nga kontrolli dhe njëra prej tyre përfundoi e shtrirë në tokë pavetëdije dhe e mbuluar në gjak. E të pranishmit që ishin afër tyre as që morën mundimin t’i ndanin.

Përkundrazi, ata luajtën rolin e spektatorit – duke bërë “tifo” për të preferuarën e tyre. Dhe në fund lufta që u zhvillua për PS5 doli se asnjëra nuk e mori, pasi agresorja u largua duarthatë para se të mbërrinte policia në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/