Dy fëmijët që u mbyten në një gropë ku kryheshin punime në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës, ishin vëlla e motër të familjes Mramori.
Vajza ishte 13 vjeçe ndërsa djali 11. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërsa mjekët kanë konstatuar menjëherë vdekjen e tyre.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale të Prishtinës, ka thënë se vdekja e dy fëmijëve ishte aksidentale dhe se ende nuk ka të dyshuar.
E pyetur nëse po hetohen ata që e hapën gropën e madhe, Ahmeti ka shtuar se njësit hetimore janë duke punuar në të gjitha drejtime e mundshme.
Trupat e dy fëmijëve të mbytur janë nxjerrë nga gropa me ujë ku kishin renë, ndërsa mjeket menjëherë kanë konstatuar vdekjen e tyre. /Gazeta Express/