Site icon Telegrafi

Dy fëmijë nga Kosova mbyten në një lumë në Francë – nëna e tyre nuk mundi të bënte asgjë

Dy fëmijë të vegjël të martën kanë gjetur vdekjen pasi kanë rënë në një lumë, buzë të cilit kishin qenë duke luajtur në prani të nënës së tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy viktimat, vëllai dhe motra, kanë lindur në vitin 2014 përkatësisht 2017.

Dhe siç thuhet më tej, tragjedia ka ndodhur në Le Moingt, ujërat e të cilit janë fryrë kohët e fundit nga reshjet e shumta shiut.

Një tragjedi e tillë thuhet të ketë ndodhur pasi nëna 35-vjeçare nga Kosova kishte ngrënë me fëmijët në një restorant të ushqimit të shpejtë, përpara se t’i merrte me vete orët e pasdites për të luajtur pranë lumit që kalon afër zonës së blerjes Montbrison.

Sipas deklaratave të saj, më i riu nga fëmijët fillimisht ra në ujë. Pas kësaj, motra e tij u përpoq ta kapte para se edhe ajo të rrëmbehej nga rryma e ujit.

Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i shpëtonte. Pastaj ajo paralajmëroi njerëzit të njoftojnë shërbimet e urgjencës. Kur arritën atje, ata nuk mund të bënin asgjë.

Nëna, në shok, u shtrua në spital ndërsa Prokuroria e Saint-Etienne ka hapur një hetim dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave. /Telegrafi/

Exit mobile version