Rruga e kthimit për në vendlindje doli te jetë tragjike për familjen Dvorani nga Tersteniku i Drenasit.
Në mes të natës së 24 dhe 25 nëntor të këtij viti, në rrugën Suboticë-Novi Sad, familja Dvorani, gjatë kthimit nga Austria për në Kosovë, pëson aksident ku humbin jetën dy fëmijët e mitur të familjes së Astrit Dvoranit.
Njëri quhet Muhamhet A. Dvorani, tetëvjeçar, dhe tjetri Mendim A. Dvorani që ishte vetëm pesëvjeçar. Babai i tyre gjendet në Spitalin e Vojvodinës duke marrë tretman mjekësor. /Drenica Press/