Site icon Telegrafi

Dy familje nga Kosova, në hasmëri qe 43 vjet (Video)

Më 18 tetor të vitit 1p73, në Bervenik të Podujevës ndodhi një vrasje. Liman Avdullahu qëlloi për vdekje Abaz Aliun, të dy shokë dhe kolegë në shkollën e fshatit.

Pas gati gjysmë shekulli, familja e dorasit ka rrëfyer jetën nën frikën e hakmarrjes, në emisionin “Udhëve” në RTK.

“Edhe vëllai me u pasë vra atë ditë hiç ma i mërzitun s’isha kan”, ka thënë Sadik Abdullahu, vëllai i dorasit.

Pleqnarët vlerësojnë se falja është hakmarrja më e madhe, prandaj lusin familjen e dëmtuar që t’i japë fund kësaj hasmërie.

Exit mobile version