Telegrafi

Dy familje largohen nga aeroplani, për një arsye fare të pazakontë! (Video)

Dy familje janë larguar nga aeroplani pas refuzimit për të zënë vendet e tyre të caktuara, sepse me këtë, ata nuk do të ishin të ulur së bashku, përcjell Telegrafi.

Një video e bërë në brenda aeroplanit që do të fluturonte nga Bali në Adelaide tregon një grup njerëzish duke u larguar nga aeroplani, para ngritjes.

Dhe arsyeja pse ata janë larguar thuhet se ka qenë fakti se ata kanë kërkuar që të ulen afër njëri-tjetrit.

Por sipas kompanisë, kjo nuk mund të ndodhte sepse ata kishin zënë vendet e pasagjerëve të tjerë. /Telegrafi/