Dy emigrantë kanë vdekur në një tren mallrash në Teksas dhe dhjetë të tjerë që kishin nevojë për kujdes mjekësor u dërguan në spital me helikopter dhe autoambulancë.
Zyrtarët në qytetin Uvalde të Teksasit morën një telefonatë anonime se një numër imigrantësh po mbyten në një tren, njoftoi policia e Uvalde. Sipas policisë, të paktën 15 emigrantë kishin nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.
Agjentët e Patrullës Kufitare të SHBA-së mundën të ndalonin trenin në lindje të Knippas, Teksas, në kontenë Uvalde, raporton nbcnews.
Në incidentin e fundit, sipas shefit të policisë Daniel Rodriguez, ka të ngjarë që migrantët të jenë dehidratuar për shkak të nxehtësisë në vagonët e trenit gjatë motit jashtëzakonisht të nxehtë.
Sigurimi i shtetit duhet të përcaktojë ende kombësinë e viktimave dhe nëse mes tyre kishte familje apo fëmijë, tha një zyrtar i ministrisë i njohur me rastin. Knippa është rreth 115 kilometra në perëndim të San Antonios dhe rreth 190 kilometra nga kufiri meksikan.
Ndodhet në afërsi të qytetit Uvalda, i cili ishte skena e një sulmi masiv në një shkollë fillore majin e kaluar, në të cilin u vranë 19 nxënës shkolle dhe dy mësues. /Telegrafi/