Site icon Telegrafi

Dy ekspozita në kuadër të bashkëpunimit kombëtar në artin pamor

Të enjten, Galeria Kombëtare e Arteve nuk ishte vetëm hapësira mikpritëse e takimit midis përfaqësueseve të kulturës kryesuar nga ministrat e kulturës së dy vendeve, por një nga institucionet që ka nisur dhe do të bashkëpunojë me aktivitete konkrete, njofton Galeria Kombëtare e Arteve e Shqipërisë.

Në këtë kontekst drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri, Artan Shabani, propozoi realizimin e një ekspozite në Prishtinë ku për herë të parë të prezantohet një atmosferë e plotë e artit të realizimit socialist në Shqipëri.

Gjithashtu një ekspozitë kushtuar artistit kosovar Simon Shiroka në Galerinë Kombëtare në Tiranë ishte një nga idetë që nënvizoi drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në kuadër të kalendarit të përbashkët të kulturës Shqipëri-Kosovë./KultPlus/

Exit mobile version