Pajisja do të vij me Android 2.3, do të ketë ekranin me diagonalen prej më së paku tri inç, dhe me një shtesë të posaçme – ekranin e dytë me rezolucion prej 480 x 320 piksel. Ekrani i dytë shërben për qasjen e shpejtë në aplikacionet më të përdorura, ndërsa mund të vendosen deri në tetë ikona. Celulari është i pajisur edhe me tastierën harduerike QWERTY, dhe kamerën prej pesë megapiksel me LED blic.
Pritet që celulari në shitje do të paraqitet me 2 nëntor. Më së pari pritet të ofrohet nga T-Mobile amerikan me çmim prej 150 dollarë (me kontratë, natyrisht). /Telegrafi/