Telegrafi

Dy e shpërqendronin kinse po blejnë perime, e treta ia nxjerr nga xhepi zarfin me para – momenti kur tri gra në Londër ia vjedhin të hollat burrit

Ky është momenti kur tri gra rrethojnë një burrë në të 60-at, dhe i vjedhin një shumë të majme të parave në një market në Londër.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur tri gra ia “mësyjnë” një burri, ku dy prej tyre tentojnë ta shpërqendrojnë derisa e treta e kryen “punën”, transmeton Telegrafi.

Dy prej tyre i qëndronin pranë duke e shpërqendruar kinse po blejnë perime, kurse treta ia nxjerr zarfin me para që e kishte në xhep.

Që të tri gratë mbanin maskë në fytyrë për ta fshehur identitetin e tyre nga kamerat e sigurisë, që po i filmonin dhe ishin të montuara mbi kokat e tyre.

Policia britanike ka njoftuar se po hetojnë rastin, dhe se kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë për t’i analizuar.

Deri më tani nuk është arrestuar ndonjë person lidhur me këtë vjedhje që ndodhë në Londër. /Telegrafi/