Telegrafi

“Dy herë e kam refuzuar Juventusin”

3 Jul 1998: (Left to right) Alan Boghossian, Bernard Diomede, Bixente Lizarazu, Christophe Dugarry, Fabien Barthez, Zinedine Zidane and David Trezeguet all of France celebrate after the World Cup quarter-final match against Italy at the Stade de Francein St Denis. France won on penalties. Mandatory Credit: Stu Forster /Allsport

Ish sulmuesi i Milanit, Christophe Dugarry, kujton kohën kur e kishte refuzuar dy herë Juventusin. 

Sulmuesi që fitoi Kupën e Botës në vitin 1998 me Francën ka luajtur në Itali në sezonin 1996-97 për Rossonerët, para se të kalonte te Barcelona.

“Kam mundur të shkoj te Juve, pasi donin që të na blinin të dyve”, ka thënë Dugarry për RMC Sport, duke iu referuar shokut të tij të skuadrës Zinedine Zidane që luanin te Bordoeaux.

“U takuam në Royal Monceau [në Paris], donin ta mbanin Zizoun, ndërsa mua të më huazonin, u thash që dua të qëndroje ende te Bordeaux”.

Christophe Dugarry, Youri Djorkaeff dhe Thierry Henry duke festuar /Getty Images

“Në atë kohë ata kishin [Christian] Vierin, [Alen] Boksicin, dhe [Michele] Padovanon, kishin një armatë sulmuesish. Pra ju thash: ‘Jo faleminderit, jam mirë’. Pastaj ika drejt Milanit”.

“Hera e dytë ishte kur isha në Marseille dhe ata morën Thierry Henryn. Ju thash jo në minutën e fundit, pasi fola me Zizoun në telefon dhe ai i kishte treguar trajnerit Marcello Lippi, që nuk do të qëndrojë, pasi do të ishin vite të komplikuar për Juven”.

“Ishte afati dimëror dhe nuk doja të kaloja në atë kohë. Isha i qetë, dhe ata blen Thierry Henry, që qëndroi vetëm gjashtë muaj dhe u largua”, ka mbyllur rrëfimin e tij Dugarry. /Telegrafi/