Aleanca Ndërkombëtare e përbërë nga vozitës të kajakit, ambientalist, dje dhe pardje kanë protestuar në Radikë dhe Mavrovë kundër ndërtimeve të mëdha (Boshkov Most dhe Fushë Lokovë) dhe mbi 15 qendra hidrocentraleve të vogla, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Protesta u organizua në kuadër të Turneut ballkanik në lumenj: 35 ditë vozitësit e kajakave nga vende të ndryshme nëpër lumenj të bukur dhe më të rrezikuara në Ballkan, me të vetmin qëllim që të tërheqë vëmendje për kërcënimin serioz të realizimit të projekteve të hidrocentraleve.
E udhëhequr nga ish-atleti olimpik slloven Rock Rozman, turneu filloi më 16 prill, në Sava të Sllovenisë, dhe do të përfundojë më 20 maj në Tiranë, Shqipëri. /Telegrafi/