Kjo javë është shumë e rëndësishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ashtu si të gjitha partitë e tjera që janë mobilizuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, njëjtë ka ngjarë edhe me LDK-në.
Mirëpo, të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë kuvendin e përgjithshëm të saj, në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri.
Për sot, LDK ka ftuar në një mbledhje kryesinë aktuale e cila do të takohet në ora 13:30.
Mbledhja do të kryesohet nga kryetari Isa Mustafa dhe mbahet në selinë qendrore të LDK-së.
Ndryshe, ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka njoftuar se do të garojë përsëri për kryetar të LDK-së.
Emrat e kandidatëve të tjerë do të bëhen të ditur ditën e mbajtjes së kuvendit të LDK-së.