Vietnami po përgatitet për pritjen e një takimi të rëndësishëm, atë ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump si dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përkundër faktit se Trump gjithsesi do të udhëtojë me aeroplan, Kim Jong-un ka zgjedhur një mënyrë ndryshe.
Ai, në samitin e Hanoi javën e ardhshme me presidentin amerikan Donald Trump, sipas burimeve për përgatitjet e sigurisë dhe logjistikës do të duhet të udhëtojë për orë të tëra.
Siç thuhet tutje, Kim-it do t’i merr të paktën dy ditë e gjysmë për të udhëtuar mijëra kilometra me tren, përmes Kinës dhe të mbërrijë nga Pheniani në Vietnam.
Ndryshe, arritja e Kim në Hanoi është planifikuar për në 25 shkurt.
Burime të tjera kanë thënë se takimi i 27 shkurtit dhe 28 shkurtit ka gjasa të mbahet në një ndërtesë të epokës koloniale në Hanoin qendror.
Gjithsesi, burimet në fjalë kanë thënë se të gjitha planet mund të jenë subjekt ndryshimi. /Telegrafi/