Site icon Telegrafi

Dy ditë deri në hapjen e Retail Parkut të parë në Maqedoni

Siç paralajmëruam tashmë, Shkupi më 18.7.2019 do të ketë Retail Parkun e tij të parë – POINT Retail Park. Një nga konceptet më të bukura për të bërë shoping në botë, të cilin shumica e njerëzve e adhurojnë për shkak të mënyrës së thjeshtë dhe unike të blerjes në bazë të parimit Stop&Shop, së shpejti do të prezantohet edhe tek ne.

Me rastin e hapjes janë paraparë një numër i madh aktivitetesh si për më të vegjlit ashtu edhe për më të rriturit. Aksione, lirime të mëdha dhe më e rëndësishmja nga të gjitha Late Night Shoping ku vizitorët do të mund të relaksohen deri në mesnatë duke i blerë veshjet e veta të preferuara apo diçka për shtëpinë e tyre.

Argëtimi është paraparë të fillojë për më të vegjlit që në orën 12 me këngë dhe argëtime, kurse do të relaksohen me këngë të bukura, duke u fotografuar me personazhet e filmave vizatimorë dhe të luajnë në lodrat profesionale për fëmijë të cilat do të vendosen për ta.

Nga ora 19 është parashikuar edhe hapje solemne e Point Retail Park ku pritet një numër i madh njerëzish dhe mysafirësh. Të gjithë vizitorët në Point Retail Park do të relaksohen duke bërë shoping në brende të njohura si LC Waikiki, Sport Vision, KFC, JYSK, NEPTUN, Zegin, Sara Fashion, LTB, parfumeritë Schatze, Sporteks, KRSH, D pajisje sportive etj.

Në përbërje të Point Retail Park do të ketë edhe restorant ekskluziv, supermarket KIT-GO, kënd lojërash për fëmijë në sipërfaqe prej 2500m2.

Point Retail Park shtrihet në një sipërfaqe prej 9500m2 dhe do të ketë 300 vende për parking.

Investitor i Point Retail Park është kompania Ali Tobako.
Point retail Park gjendet në Komunën e Butelit, te ish TIPO, në udhëkryqin midis bulevardit Sllovenia dhe Brigadës maqedonase-kosovare.

Mos harroni se më 18.07.2019 fillon me punë Retail Parku i parë te ne. Mbajeni mend këtë datë.

Artikull i sponsorizuar
Exit mobile version