Nëse jeni pronar i një toke, përpiquni të ndërtoni një shtëpi bazuar në këtë dizajn
Nëse po planifikoni të ndërtoni një shtëpi dhe nuk keni dëshirë të merrni kredi të mëdha, ndoshta një kontejner banimi është një opsion i mirë.
Por, kini parasysh se është e nevojshme të ndani kohë për rregullimin, montimin, izolimin, transportin dhe gjëra të tjera – për ta shndërruar një objekt të këtillë në shtëpi.
Sot njerëzit duan më së shumti minimalizmin, ndaj jetojnë gjithnjë e më shumë në një maksimum prej 50 metrash katrorë, që mund t’i përshtatet një familjeje prej katër anëtarësh, transmeton Telegrafi.
Frymëzuar nga një mënyrë e re e jetesës, sot ju prezantojmë një shtëpi të ndërtuar me kontejnerë për banim, dhe në këtë sipërfaqe të vogël ka një kuzhinë, një dhomë dite, një banjë dhe dy dhoma gjumi.
Shtëpitë e vogla janë bërë shumë të njohura, sepse janë ekonomike dhe miqësore me mjedisin.
Kur bëhet fjalë për tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore, shtëpitë e bëra me kontejnerë banimi janë provuar të jenë më rezistuese.
/Telegrafi/