Site icon Telegrafi

Dy deputetë italianë “përziejnë pasionin me politikën”, kapen duke bërë seks në një banjë

Dy deputetë italianë duket se kanë përzier pasionin me politikën, pasi u regjistruan fshehurazi duke bërë seks në një banjë në Dhomën e Ulët të Deputetëve në Romë, sipas mediave italiane.

Rasti, u cili u kap me një smartphone, përfshin deputetë nga Lëvizja Pesë Yje (M5S) dhe Lega Nord, duke sugjeruar që partnerët e koalicionit nuk janë të “bashkuar” vetëm në kuptimin politik.

Gazeta italiane “Il Giornale” rrëfeu historinë, por njoftoi se nuk do të publikojë emrat e fajtorëve që kanë abuzuar seksualisht.

“Natyrisht ne i njohim emrat e tyre. Ne nuk po i japim, sepse privatësia është e drejtë”, shkroi gazeta. Ajo nuk dha detaje se kush ishte përgjegjës për xhirimin e filmit.

Drejtori i gazetës Il Tempo, Franco Bechis, gjithashtu tha se deputetët janë “të gjatë dhe të bukur” dhe se të gjithë i njohin emrat e tyre, përcjell oranews.tv.

Ndërsa disa mund të thonë se të kesh marrëdhënie seksuale me orën e punës duhet të dënohet, nënkryetari i Dhomës së Deputetëve, Ettore Rosato i Partisë Demokratike, tha se kjo do të thotë se rivalët e partisë së tij po e përdorin kohën e tyre me shumë mençuri sesa zakonisht. “Së fundi, një mënyrë e mirë për të përdorur kohën këtu”, tha ai.

Exit mobile version