Dy deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kanë dorëzuar interpelancë ndaj kryetarit Talat Xhaferi.
Interpelanca është parashtruar nga deputeti i “Levicës”, Dimitar Apasiev dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Ata e kanë dorëzuar interpelancën ndaj Xhaferit, për tri arsye: Xhaferi në Parlamentin Evropian mbajti fjalim vetëm në gjuhën shqipe, për mënyrën e zbatimit të gjuhës shqipe dhe mënyrën e votimit të deputetëve në Kuvend.
Pas dorëzimit të interpelancës, e njëjta nga Xhaferi duhet të caktohet nëse do të vendoset në rend dite për diskutim nga deputetët dhe më pas edhe të votohet për të./Telegrafi/