Telegrafi

Dy delfinë rozë u panë përgjatë një lumi në Luiziana

Thurman Gustin ka qenë duke peshkuar përgjatë një lumi në Cameron Parish, Luiziana, për më shumë se 20 vjet.

Por, javën e kaluar, ai hasi në diçka që nuk e kishte parë kurrë më herët – dy delfinë të rrallë rozë, transmeton Telegrafi.

Amerikani tha se andej ka gjithmonë delfinë, por që ky lloj e ka zënë në befasi, madje njërin prej tyre arriti ta kapte në video.

“Derisa po lundronim, vura re diçka nën që e dija se nuk ishte normale. Unë e ndala varkën dhe doli ky delfin i bukur rozë”, tha ai, duke shtuar se reagimi i tij i parë kur e pa ishte se duhej ta incizonte.

Delfini ishte në mesin e “disave” që notonte aty, deklaroi ai, duke shtuar se më i madhi që incizoi nuk ishte i vetmi aty.

“Edhe një delfin i vogël rozë notonte bashkë me të”, tha Gustin. “E dashura ime vërejti gjithashtu dallimin në madhësi”. /Telegrafi/